Mohamed Salah e ka ftuar mesfushorin e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, t’i bashkohet Liverpoolit në verën e këtij viti, pasi të largohet nga skuadra aktuale.
Belgu do të largohet nga City në fund të sezonit, pas një dekade të kaluar në “Etihad”.
33-vjeçari De Bruyne ende nuk ka vendosur për skuadrën e ardhshme, ndërsa në një intervistë dhënë për “Sky Sports”, Salah ka thënë duke qeshur se ka vend për të te “të kuqtë”.
“Dua t’i them përgëzime për karrierën. Ai ka bërë punë fenomenale te City, ka qenë futbollist i madh për gjithë ligën. I dëshiroj më të mirën. Dhe, kemi vend për të në skuadër”, ka thënë Salah duke qeshur.