Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rudiger thotë se është fyer në baza racore nga lojtari i Pachucas

Antonio Rudiger

Fitorja 3:1 e Real Madridit ndaj Pachucas në Kupën e Botës për Klube mbeti në hije nga një incident në minutat shtesë të ndeshjes. Mbrojtësi i madrilenëve, Antonio Rudiger pretendon se mbrojtësi i Pachucas, Gustavo Cabral e ka fyer në baza racore.

Rudigeri e ka njoftuar për këtë arbitrin Ramon Abatti, që më pas bëri veprimin e protokollit të FIFA-s për të sinjalizuar abuzimin e dyshuar racist. Arbitri Abatti bëri një veprim me duar, në formë të shenjës X, që është mënyra për të raportuar një incident racist.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Toni na ka thënë diçka. Protokolli i FIFA-s është aktivizuar dhe një hetim po zhvillohet”, ka thënë trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, pas ndeshjes. “Ne i besojmë atij. Është e papranueshme”.

Mbrojtësi i ekipit meksikan, Pachuca, ka mohuar të ketë përdorur gjuhë raciste. Por ka pranuar se e ka fyer Rudigerin duke e quajtur “frikacak”.

“Ishte një konflikt. U përplasëm. Ai tha se e godita me dorë. Erdhi te një grindje dhe gjyqtari bëri shenjën e racizmit”, ka thënë Cabral. “Në Argjentinë ne themi ‘frikacak i mallkuar’ gjatë gjithë kohës. I thash të njëjtën gjë”.

Trajneri i Pachucas, Jaime Lozono, ka thënë se nuk e ka parë incidentin. Por ka shtuar se asnjëherë Cabrali nuk ka pasur incidente të natyrës raciste, njëjtë si lojtarët tjerë të Pachucas.