---
description: Fitorja 3:1 e Real Madridit ndaj Pachucas në Kupën e Botës për Klube mbeti në hije nga një incident në minutat shtesë të ndeshjes. Mbrojtësi i madrilenëve, Anto
title: Rudiger thotë se është fyer në baza racore nga lojtari i Pachucas
image: https://resources.koha.net/images/2025/June/23/f7598aba-182d-4e2c-a2fc-542353410e0b.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Rudiger thotë se është fyer në baza racore nga lojtari i Pachucas

![Antonio Rudiger](https://resources.koha.net/images/2025/June/23/f7598aba-182d-4e2c-a2fc-542353410e0b.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 23 qershor 2025 09:23
- Shpërndaje në:

- 23 qershor 2025 09:23
- Shpërndaje në:

Fitorja 3:1 e Real Madridit ndaj Pachucas në Kupën e Botës për Klube mbeti në hije nga një incident në minutat shtesë të ndeshjes. Mbrojtësi i madrilenëve, Antonio Rudiger pretendon se mbrojtësi i Pachucas, Gustavo Cabral e ka fyer në baza racore.

Rudigeri e ka njoftuar për këtë arbitrin Ramon Abatti, që më pas bëri veprimin e protokollit të FIFA-s për të sinjalizuar abuzimin e dyshuar racist. Arbitri Abatti bëri një veprim me duar, në formë të shenjës X, që është mënyra për të raportuar një incident racist.

“Toni na ka thënë diçka. Protokolli i FIFA-s është aktivizuar dhe një hetim po zhvillohet”, ka thënë trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, pas ndeshjes. “Ne i besojmë atij. Është e papranueshme”.

Mbrojtësi i ekipit meksikan, Pachuca, ka mohuar të ketë përdorur gjuhë raciste. Por ka pranuar se e ka fyer Rudigerin duke e quajtur “frikacak”.

“Ishte një konflikt. U përplasëm. Ai tha se e godita me dorë. Erdhi te një grindje dhe gjyqtari bëri shenjën e racizmit”, ka thënë Cabral. “Në Argjentinë ne themi ‘frikacak i mallkuar’ gjatë gjithë kohës. I thash të njëjtën gjë”.

Trajneri i Pachucas, Jaime Lozono, ka thënë se nuk e ka parë incidentin. Por ka shtuar se asnjëherë Cabrali nuk ka pasur incidente të natyrës raciste, njëjtë si lojtarët tjerë të Pachucas.

[#Antonio Rudiger](https://www.koha.net/tag/antonio-rudiger) [#Pachucas](https://www.koha.net/tag/pachucas) [#Kupa e Botës për Klube](https://www.koha.net/tag/kupa-e-botes-per-klube) [#Real Madridi](https://www.koha.net/tag/real-madridi) [#futboll](https://www.koha.net/tag/futboll)

Artikuj të ngjashëm

- [![Prestianni mohon se ka fyer në baza racore Viniciusin, që mori përkrahje të madhe](https://resources.koha.net/images/2026/February/18/f6fe88e2-d969-4487-9fa3-2ba7ce6e4dd0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 18 shk 2026 Prestianni mohon se ka fyer në baza racore Viniciusin, që mori përkrahje të madhe](https://www.koha.net/futboll/prestianni-mohon-se-ka-fyer-ne-baza-racore-viniciusin)
- [![Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi për fyerje raciste?](https://resources.koha.net/images/2026/February/17/66158ffc-ab3c-4710-801a-8039bb0a2dca.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 17 shk 2026 Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi për fyerje raciste?](https://www.koha.net/futboll/pse-gjyqtari-kryqezoi-krahet-pasi-u-alarmua-nga-viniciusi-per-fyerje-raciste)
- [![Voller: Rudiger duhet të ndryshojë](https://resources.koha.net/images/2025/April/28/8f04a7c2-d068-4e85-bbfe-01a7014a6a47.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 28 pri 2025 Voller: Rudiger duhet të ndryshojë](https://www.koha.net/futboll/voller-rudiger-duhet-te-ndryshoje)
- [![Rudiger del me deklaratë pasi tentoi ta sulmonte gjyqtarin](https://resources.koha.net/images/2025/April/27/439d1fdf-c98d-42e5-9572-f23227a6a442.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 27 pri 2025 Rudiger del me deklaratë pasi tentoi ta sulmonte gjyqtarin](https://www.koha.net/futboll/rudiger-del-me-deklarate-pasi-tentoi-ta-sulmonte-gjyqtarin)
- [![Pedri akuzon mbrojtësin gjerman për mungesë respekti](https://resources.koha.net/images/2024/June/09/e9b22af8-da03-4541-80b7-f2deb69a130a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Euro 2024 4 kor 2024 Pedri akuzon mbrojtësin gjerman për mungesë respekti](https://www.koha.net/euro-2024/pedri-akuzon-mbrojtesin-gjerman-per-mungese-respekti)

[Karikatura.]() [Karikatura e ditës - Rama dhe protesta](https://www.koha.net/karikatura/karikatura-e-dites-2355)

[Kolumne.]() [Guri, shkopi dhe tryeza evropiane](https://www.koha.net/kolumne/guri-shkopi-dhe-tryeza-evropiane)

[Kulturë.]() [Bota e Van Goghut në Prishtinë si eksperiencë unike përtej artit pamor](https://www.koha.net/kulture/bota-e-van-goghut-ne-prishtine-si-eksperience-unike-pertej-artit-pamor)

[Arbëri.]() [Moti sot i vranët e me intervale me diell](https://www.koha.net/arberi/moti-sot-i-vranet-e-me-intervale-me-diell-28)

[Arbëri.]() [Konjufca: Për çfarë të ardhme evropiane flet Gjuriqi kur del në foto me kriminelin Radoiçiq](https://www.koha.net/arberi/konjufca-per-cfare-te-ardhme-evorpiane-flet-gjuriqi-kur-del-ne-foto-me-kriminelin-radoiciq)

[Botë.]() [Zelensky thotë se sistemi i paralajmërimit të hershëm për sulmet ruse është rikthyer](https://www.koha.net/bote/zelensky-thote-se-sistemi-i-paralajmerimit-te-hershem-per-sulmet-ruse-eshte-rikthyer)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Rudiger thotë se është fyer në baza racore nga lojtari i Pachucas","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/rudiger-thote-se-eshte-fyer-ne-baza-racore-nga-lojtari-i-pachucas","datePublished":"2025-06-23T09:23:07+02:00","dateModified":"2026-07-11T11:45:04+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":247,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Fitorja 3:1 e Real Madridit ndaj Pachucas në Kupën e Botës për Klube mbeti në hije nga një incident në minutat shtesë të ndeshjes. Mbrojtësi i madrilenëve, Anto","url":"https://www.koha.net/futboll/rudiger-thote-se-eshte-fyer-ne-baza-racore-nga-lojtari-i-pachucas","keywords":"Antonio Rudiger, Pachucas, Kupa e Botës për Klube, Real Madridi, futboll","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/June/23/f7598aba-182d-4e2c-a2fc-542353410e0b.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
