Rreth 1000 shikues të tifo-grupit “Ballistët” planifikojnë sonte ardhjen në Prishtinë për ta përkrahur Shkëndijën e Tetovës në ndeshjen ndaj Dritës.
Ndeshja Drita - Shkëndija zhvillohet sonte në “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 21:00.
Ballistët” tashmë kanë publikuar detajet e udhëtimit për në Prishtinë. Tifozët shqiptarë nga Tetova do të udhëtojnë me autobusë dhe me vetura private. Në orën 19:00 të gjithë takohen në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe marrin rrugë për në “Fadil Vokrri”.
Numri i shikuesve, edhe atyre të paanshëm, pritet të jetë i madh. Ka shpresë që stadiumi do të mbushet.
Të pranishëm në “Fadil Vokrri” në mënyrë të organizuar do të jenë edhe “Intelektualët”.
Artikuj të ngjashëm
-
Festa shqiptare në Evropë – të enjten në “Fadil Vokrri”
-
Në ndeshjen e rëndësishme në Evropë, Dritës i mungon përkrahja nga tribunat
-
Sheji është i vetëdijshëm për momentin festiv, por vlerëson rëndësinë e ndeshjes
-
Te Drita festën ua lënë tifozëve, në fushë kërkohet fitorja
-
Kthimi emocional i Latifit në Prishtinë për ndeshjen festive