Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rrahmani shënon gol në barazimin e Napolit

Amir Rrahmani

Kapiteni i Kosovës në futboll, Amir Rrahmani, ka shënuar gol të rëndësishëm për Napolin që po lufton për të siguruar ndonjë vend që dërgon në garat e UEFA-s për edicionin tjetër. 

Rrahmani shënoi në barazimin e Napolit në udhëtim te Fiorentina 2:2 të premten mbrëma, në kuadër të xhiros së 37-të. 

Fiorentina me këtë barazim mbetet me 54 pikë në vendin e tetë që dërgon në kualifikimet e Ligës së Konferencës. 

Ka dy pikë më shumë se Napoli i vendit të nëntë. 

Rrahmani e hapi serinë e golave në minutën e tetë, me golin që e shënoi me kokë. 

Cristiano Biraghi në minutën e 40-të dhe M’Bala Nzola dy minuta më pas shënuan për 2:1. 

Khvicha Kvaratskhelia në minutën e 57-të e vendosi rezultatin përfundimtar. 

Edhe Rrahmani shënon gol, Napoli siguron Championsin Futboll Rrahmani shënon gol, Napoli siguron Championsin

Fiorentina do të luajë edhe në finale të Ligës së Konferencës më 29 maj kundër Olympiacosit. 

Napoli e mbyll kampionatin e Serie A më 26 maj, me duelin kundër Lecces në stadiumin “Diego Armando Maradona”. 

Fiorentina i ka edhe dy ndeshje tjera në Serie A, me Cagliarin dhe me Atalantan.