Pasi tifozët e Sparta Pragës publikuan flamuj të Serbisë mbi hartën e Kosovës, sulmuesi i kësaj skuadre, Albion Rrahmani, ka bërë një postim në “Instagram”.
Në fakt Rrahmani të dielën ka rishpërndarë një “story”, ku shihen tifozët e Kosovës në ndeshjen ndaj Qipros.
Në atë ndeshje është shpalosur koreografia me flamurin shqiptar mbi hartën e Kosovës.
Tifozët e Sparta Pragës herë pas here shfaqin qëndrime anti-Kosovë.
Dy lojtarë të Kosovës janë pjesë e kësaj skuadre.