Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ronaldos i prishet festa në minutën e 98-të

Cristiano Ronaldo

Me autogolin e Bentos në minutën e 98-të, Al Nassr humbi mungësinë për ta fituar titullin e kampionit, të parin me yllin portugez, Cristiano Ronaldo.

Derbi i Riadit ndërmjet Al Nassr dhe Al Hilal përfundoi baras, 1:1.

Al Nassr ishte duke fituar 1:0 deri në minutën e 98-të me gol të Mohamed Simakanit, por autogoli nga Bento prishi festën.

Ronaldo u shfaq i dëshpëruar.

Al Nassr për herë të fundit e kishte fituar titullin në vitin 2019.

Ronaldo iu bashkua Al Nassr në vitin 2022.

Edhe Ronaldo fiton titullin, shënon dy gola në ndeshjen vendimtare Futboll Ronaldo fiton titullin, shënon dy gola në ndeshjen vendimtare

Ronaldo nuk shënoi gol të martën. Por ai është 29 gola larg shifrës jubilare – 1000 golave në karrierë.

Kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të edicionit aktual.

Al Nassr është në vendin e parë me 83 pikë, kurse Al Hilal një pozitë më poshtë me pesë pikë më pak.