Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rodrygo i befasuar që u la jashtë garës për topin e artë

Rodrygo

Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo, ka mbetur i befasuar që nuk u nominua për Topin e Artë. Rodrygo të hënën në një intervistë për “ESPN” ka deklaruar se mund të kishte qenë në mesin e 30 kandidatëve për ta fituar çmimin më prestigjioz në futboll.

Në mesin e kandidatëve për Topin e Artë është edhe Granit Xhaka.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Isha i mërzitur, mendoj se e meritoja. Nuk dua të nënçmoj lojtarët që janë aty, mendoj se edhe ata e merituan. Por unë mendoj se kisha një vend në mesin e 30 kandidatëve. Ishte një surprizë, por nuk mund të bëj shumë pasi nuk jam unë ai që vendos për këto gjëra”, u shpreh braziliani.

23-vjeçari në edicionin e kaluar në 51 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat ka shënuar 17 gola dhe ka kontribuar me nëntë asistime. Me Realin fitoi tre trofe në edicionin 2023/2024.