Futboll

Real Madridi kujton golin historik të Kosovares

Kosovare Asllani

Real Madridi vazhdon të thyejë rekorde. Skuadra e drejtuar nga Pau Quesadas shënoi golin e 500-të në historinë e klubit në ndeshjen e fundit në La Liga kundër Levantes.

Sara Holmgaard shënoi golin për 2:0. Më vonë, Reali shënoi edhe dy gola tjetër duke çuar rekordin në 502 gola.

“Kanë kaluar pesë vjet që kur Kosovare Asllani shënoi golin e parë në historinë e ekipit tonë. Shënoi më 11 tetor 2020, në ndeshjen e La Ligas kundër Valencias në udhëtim. Që atëherë, lojtaret e Real Madridit kanë shënuar 377 gola në La Liga, 88 në Ligën e Kampionëve, 33 në Kupën e Mbretit dhe katër në Superkupën e Spanjës”, shkruan klubi mbretëror.

Asllani 36-vjeçare për Realin luajti nga viti 2019 deri në vitin 2022. Në 64 ndeshje për madrilenët ajo shënoi 24 gola.