Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRashica dhe Muçi asistuan në fitoren e thellë të Beshiktashit ndaj Luganos zvicerane të enjten mbrëma, 5:1.
Ndeshja e parë ishte mbyllur 3:3.
Shkëlqim Vladi shënoi për Luganon, për barazimin e rezultatit 1:1.
Ndërkohë, Rashica asistoi për 3:1 në minutën e 70-të, kurse Muçi asistoi në golin e fundit për 5:1, në minutën e dytë të kohës shtesë.
Rashica luajti deri në minutën e 77-të, kurse Muçi u inkuadrua në minutën e 66-të.
Amir Shaipi në portë dhe Bislimi në mesfushë e kompletuan ndeshjen, kurse Vladi u zëvendësua në minutën e 77-të.