Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rapid Bukureshti synon transferimin e Meriton Korenicës

Meriton Korenica

Futbollisti kosovar, Meriton Korenica, mund të ndërroj skuadër në verë, por jo edhe kampionat.

Korenica mund të transferohet nga Cluji te Rapid Bukureshti, ka raportuar të martën “Fanatik”.

Korenica pritet t’i bashkohet trajnerit aktual të Clujit, Daniel Pancu, i cili ka arritur marrëveshje për ta drejtuar Rapidin nga edicioni i ardhshëm.

Në mesin e katër lojtarëve që Pancu synon t’i afrojë te Rapidi ështëe edhe futbollisti kosovar, Meriton Korenica.

Korenica 29-vjeçar me Clujin ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Edhe Korenca pranë largimit nga Cluji Futboll Korenca pranë largimit nga Cluji

Ai ka realizuar 12 gola në të gjitha garat e edicionit aktual për Clujin.

Ka kontribuar po ashtu me nëntë asistime.