Selektori i Serbisë në futboll, Dragan Stojkoviq, të premten ka publikuar listën finale të lojtarëve për ndeshjet me Shqipërinë dhe Andorrën.
Ndeshja Shqipëri – Serbi zhvillohet më 7 qershor në Tiranë.
Në listën finale nuk janë përfshirë emrat e futbollistëve si Ivan Iliq, Mirko Topiq, Petar Staniq dhe Milutin Vidosavleviq.
Kapiteni Aleksandar Mitroviq e udhëheqë Serbinë, ndërsa emra tjerë të njohur janë Dushan Vlahoqi, Sasha Lukiq, Nikola Milenkoviq, Lazar Samargjiq dhe Luka Joviq. Lojtarët e Serbisë grumbullohen të hënën.
Artikuj të ngjashëm
-
Emra të rinj te Serbia për ndeshjen me Shqipërinë
-
Stojkoviqi flet për ndeshjen e rëndësishme ndaj Shqipërisë
-
Te Serbia pranojnë forcën e Shqipërisë, por kërkojnë fitore në Tiranë
-
Serbia shpall listën për ndeshjen me Shqipërinë, ka befasi
-
Shpallet lista e Kosovës për ndeshjet me Shqipërinë dhe Sllovakinë