Prishtina e Re thuajse është pa gjasa për t’i shpëtuar rënies në Kategorinë e Dytë të futbollit të Kosovës. Por të mërkurën, Prishtina e Re e mposhti Prishtinën me rezultat 3:2.
Ndeshja e xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës në futboll u zhvillua në Kampion Nacional në Hajvali. Ishte ndeshja hapëse e xhiros së 33-të. Ndeshjet tjera të kësaj xhiroje do të luhen në fundjavë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrishtina e mbylli me epërsi 1:0 pjesën e parë me golin e realizuar nga penallti nëpërmjet kapitenit Leotrim Kryeziu.
Me të nisur pjesa e dytë, saktësisht në minutën e 48-të, Prishtina realizoi edhe golin e dytë.
Për 2:0 golashënues ishte Ardian Muja.
Por Prishtina e Re nuk u dorëzua.
Realizoi golin e parë në minutën e 55-të nëpërmjet Ibrahim Kargbos.
Në minutën e 72-të, Prishtina e Re barazoi rezultatin.
Golin për 2:2 nga penalltia e shënoi Nedim Mekiq.
Gjërat u vështirësuan për Prishtinën, e cila nga minuta e 70-të luajti me një lojtarë më pak në fushë.
Arjol Bllaca u ndëshkua me karton të kuq pak minuta pas inkuadrimit në fushë.
Epërsinë numerikë në fushë e shfrytëzuan lojtarët e Prishtinës së Re, që shënuan golin e tretë.
Golin që ia siguroi fitoren me rezultat 3:2 Prishtinës së Re, e shënoi realizatori i golit të parë, Kargbo në minutën e 76-të.
Ai realizoi pas topit të kthyer nga portieri i Prishtinës.
Me humbjen nga Prishtina e Re, Prishtina zbeh gjasat për të siguruar një vend në Evropë.
Prishtinës së Re mbetet ende matematikisht në garë për t’i shpëtuar rënies nga elita e futbollit kosovar.
Prishtina mbetet në vendin e katërt me 45 pikë, shtatë pikë prapa Malishevës, që zë vendin e tretë me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Prishtina e Re është e fundit me 31 pikë.
Prishtina e Re shokon Prishtinën
Prishtina e Re e ka shënuar edhe golin e tretë.
Golin e epërsisë 3:2 për Prishtinën e Re e shënoi Ibrahim Kargbo në minutën e 76-të.
Ai realizoi pas topit të kthyer nga portieri i Prishtinës.
Kargbo shënoi edhe golin e parë.
Prishtina e Re barazon rezultatin
Prishtina e Re e ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Prishtinës.
Golin e barazimit 2:2, Prishtina e Re e realizoi në minutën e 72-të.
Golin për 2:2 e shënoi nga penalltia, Nedim Mekiq.
Prishtina është duke luajtur me një lojtarë më pak në fushë.
Një futbollist i Prishtinës është ndëshkuar me karton të kuq
Prishtina e Re realizon gol ndaj Prishtinës
Prishtina e Re ka shënuar gol ndaj Prishtinës, në ndeshjen që po luhet në Kampion Nacional në Hajvali.
Për Prishtinën e Re golin e realizoi Ibrahim Kargbo.
Ai realizoi për 2:1 në minutën e 55-të të ndeshjes që i takon xhiros së 33-të të Superligës në futboll.
Prishtina shënon edhe golin e dytë
Prishtina e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Prishtinës së Re.
Golin për 2:0, Prishtina e shënoi nëpërmjet Ardian Mujës në minutën e 48-të.
Prishtina me epërsi pas pjesës së parë
Me gol nga penalltia në minutën e fundit të pjesës së parë, Prishtina, shkoi në pushim me epërsi 1:0 ndaj Prishtinës së Re.
Prishtina fitoi penallti në minutën e 44-t. Endrit Morina luajti me dorë në zonën e 16-të metërshit, ndërsa në gol penalltinë e fituar e shndërroi sulmuesi Leotrim Kryeziu.
Ndeshja Prishtina e Re – Prishtina po luhet në Kampion Nacional në Hajvali dhe i takon xhiros së 33-të të Superligës në futboll.