Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Prishtina 01 barazon me çekët e Plzenit, sfida u vendos në sekondat e fundit

Prishtina 01

Halim Selmanaj ishte shënues i golit të fundit në ndeshjen që Prishtina 01 dhe Plzen e luajtën të enjten mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet.

Me golin e Selmanajt pak sekonda para fundit, u mbyll baras 5:5 ndeshja e xhiros së dytë e fazës grupore të raundit kryesor të Ligës së Kampionëve në futsall.

Prishtina 01 me barazimin ndaj skuadrës çeke mbetet në vendin e fundit, me një pikë.

Një pikë e ka edhe Plzeni në pozitën e parafundit.

Grupit 2 i prijnë MNK Olmissum dhe Braga, me një fitore e një barazim, me nga katër pikë në total.

Edhe Prishtina 01 me gjasa të zbehta për të avancuar Sport Prishtina 01 me gjasa të zbehta për të avancuar

Pavarësisht barazimit, dy herë kampionia e Kosovës dhe fituesja e tri Kupave të Kosovës, ende ka gjasa për të avancuar në “Elite Round”.

Ndeshjen e fundit të Grupit 2 të kësaj faze kualifikuese, Prishtina 01 e luan të shtunën nga ora 20:00 ndaj Braga/AAUM-it të Portugalisë.

Ndaj Olmissumit, Prishtina 01 të mërkurën pësoi disfatë të thellë 6:2.

Kontribut të madh në barazimin e “bardhekaltërve” përveç Selmanajt që shënoi dy gola, dhanë edhe Lushi Qerimi, Drilon Maxharraj dhe Ylli Mazreku, të cilët realizuan nga dy gola.

Braga të enjten mbrëma barazoi 2:2 me kroatët e MNK Olmissumit.

Tri të parat nga secili prej katër grupeve të Rrugës A të “Main Round” të Championsit kualifikohen tre të parët e grupit.

Prishtina 01 në fundin e vitit të kaluar ishte paraqitur edhe në raundin elitar të Ligës së Kampionëve, pasi e kishte kaluar me sukses “Main Round”.

Edhe Prishtina 01 humb thellë, por ende ka gjasa për “Elite Round” Futboll Prishtina 01 humb thellë, por ende ka gjasa për “Elite Round”

Në raundin elitar ishte ballafaquar me Benfican portugeze, Kairat Almatyn e Kazakistanit dhe Dobovecin e Sllovenisë në kuadër të Grupit B, por nuk kishte arritur të marrë rezultatet e dëshiruara.

Nga skuadrat kosovare në “Elite Round”, në 16-të ekipet më të mira të Championsit në futbollin e sallës, pjesëmarrës në edicionin 2016/17 ka qenë edhe Feniksi i Drenasit. Kjo skuadër e ka ndërprerë aktivitetin. Në raundin kryesor të Ligës së Kampionëve kanë marrë pjesë edhe Liburni, që po ashtu ka ndërprerë aktivitetin, Prishtina dhe Liqeni.