Portieri i Sassuolos, Arijanet Muriq, ka bërë bujë me një sërë pritjesh vendimtare dhe mbresëlënëse kundër Lazios dhe Interit.
Megjithatë, është një detaj që nuk i ka shpëtuar vëmendjes së entuziastëve të portierëve.
Në ndeshjet e para në Serie A, ai tregoi një detaj që i pëlqen shumë, një kujtim të ditëve të para si portier.
“Shiritin me ngjyra për të mbajtur dorezat në vend, kurse të gjithë portierët e tjerë mbajnë një rrip. Një detaj që nuk kaloi pa u vënë re, madje as nga kolegët e tij”, shkruan sajti i afërt me klubin italian, “sassuolonews.net”.
Siç raportohet nga “portierecalcio.it”, dorezat e kompanisë “Predator” nuk kanë rrip dhe vetëm portierët e sponsorizuar mund të kenë një të tillë në dorezat e tyre të personalizuara. Shiriti është një zgjidhje që ai e kishte bërë tashmë tek Ipswichi sezonin e kaluar.
Portieri i parë i Kosovës u huazua gjatë gushtit nga klubi anglez, Ipswich Town. Sassuolo ka mundësinë e blerjes së kartonit të Aro Muriqit.
-
24 shtator 2025 18:19
-
Shpërndaje në: