Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Përjashtimi i Martinezit, “një prej vendimeve më të këqija ndonjëherë”

Lisandro Martinez

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Lisandro Martinez, u përjashtua me të kuq për tërheqjen e flokëve të sulmuesit të Leeds Unitedit, Dominic Calvert-Lewin. Unitedi humbi 2:1 në “Old Trafford” të hënën mbrëma, ndërsa trajneri Michael Carrick e quajti vendimin për përjashtim si një “prej vendimeve më të këqija që ka parë ndonjëherë”.

Martinezi u ndëshkua direkt me të kuq dhe do të mungojë në ndeshjet e ardhshme. Por Unitedi pritet të apelojë për atë karton.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Noah Okafor shënoi dy golat e parë për Leedsin në pjesën e parë. Në pjesën e dytë mbrojtësi argjentinas provoi ta ndalte sulmuesin Calvert-Lewin, ndërsa pas rishikimit të VAR-it u përjashtua me të kuq nga arbitri.

“Ai vendim ishte prej më të këqinjve që kam parë ndonjëherë. Ai mund të dërgojë dorën në fytyrën e Martinezit dhe më pas lojtari ynë përjashtohet. Shokuese. As që e di si mund të përshkruhet. Nuk është tërheqje, nuk është agresive. E prek dhe përjashtohet”, ka thënë Carrick.

VIDEO: