Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Irlanda shokon Hungarinë, siguron plejofin me gol të minutës së 96-të

Irlanda

Sulmuesi Troy Parrott me “hat-trick” ia ka siguruar Irlandës pozitën e dytë, përkatësisht të plejofit të Botërorit 2026.

Parrot shkëlqeu në ndeshjen dramatike ndaj Hungarisë, në fitoren 3:2. 

Hungaria ishte fare pranë sigurimit të vendit të dytë në Grupin F kur rezultati ishte 2:2. Kishte një pikë më shumë me atë rezultat. 

Por sulmuesi i AZ Alkmaarit, Parrott, realizoi gol në minutën e 96-të, për ta ngjitur Irlandën në pozitën që dërgon në plejof. 

Ndeshja e fundit e grupit u zhvillua të dielën mbrëma në “Pushkash Arena”. 

Edhe Irlanda fiton ndaj Portugalisë, shpreson në plejof Futboll Irlanda fiton ndaj Portugalisë, shpreson në plejof

Irlanda tani do ta ketë mundësinë në marsin e vitit të ardhshëm që të avancojë në Botërorin 2026, që organizohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA. 

Në vendin e dytë, Irlanda ka 10 pikë pas gjashtë ndeshjeve. Grupin e ka fituar Portugalia me 13 pikë dhe avancon direkt në Botëror. 

Hungaria e përfundon ciklin e rregullt kualifikues të Botërorit në vendin e tretë me tetë pikë, pesë më shumë se Armenia që është e fundit. 

Daniel Lukacs shënoi për 1:0 në minutën e tretë, ndërsa Parrott barazoi shifrat në minutën e 15-të. 

Edhe Hungaria prish në fund festën e Ronaldos dhe Portugalisë Futboll Hungaria prish në fund festën e Ronaldos dhe Portugalisë

Barnabas Varga më pas ktheu epërsinë e hungarezëve me golin e minutës së 37-të për 2:1. 

Në minutën e 80-të dhe të gjashtë të kohës shtesë, Parrott shënoi edhe dy gola tjerë për rezultatin përfundimtar dhe fitoren e jashtëzakonshme.