E hëna ishte ditë për parada trofesh në futbollin anglez.
Tifozët e Liverpoolit, Crystal Palacet dhe ekipit të femrave të Arsenalit festuan me ekipet e tyre trofetë e fituar këtë edicion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMijëra tifozë u mblodhën jashtë stadiumit “Emirates” në veri të Londrës për të parë lojtaret e Arsenalit duke ngritur trofeun e Ligës së Kampioënve. Atu u kthyen nga Lisbona ku mposhtën 1:0 Barcelonën në finalen e së shtunës.
Në jug të Londrës, një autobus ku ishin lojtarët e Crystal Palace kaloi në rrugën e gjatë drejtë shtëpisë së ekipit në “Selhurst Park”. Palace e festoi triumfin në Kupën FA, trofeun e parë të madh në historinë 119-vjeçare.
Ndërkohë dhjetëra mijëra tifozë ishin në qendër të qytetit të Liverpoolit në paradën e kampionëve të Anglisë. Parakalimi i Liverpoolit zgjati tërë pasditen. Liverpooli e fitoi titullin e 20-të të Anglisë. Atmosfera në Liverpool ishte e zjarrtë.