Transferimi i ri i Bayern Munichut, Michael Olise, i ka nisur stërvitjet me skuadrën e madhe gjermane.
Skuadra më e suksesshme e Gjermanisë njoftoi të mërkurën se 22-vjeçari që luajti me sukses edhe në Lojërat Olimpike “Parisi 2024” me Francën, ka nisur stërvitjet bashkë me Serge Gnabryn dhe Alphonso Daviesin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSezoni i ri për Bayern Munichun nis të premten me ndeshjen e parë të Kupës së Gjermanisë ndaj SSV Ulmit.
Bayerni do të drejtohet nga trajneri i ri, Vincent Kompany, që të mërkurën ishte i fokusuar në stërvitje të pozicionimit dhe taktikës, shkruan “Sky Sport” i Gjermanisë.
Olise nënshkroi kontratë me Bayern Munichun deri në vitin 2029, pasi u transferua nga Crystal Palace.
U raportua se për të janë shpenzuar rreth 60 milionë euro.
Sulmuesi Olise me Francën u mposht në finale të Lojërave Olimpike nga Spanja.
Në Premier League shënoi 10 gola dhe pati gjashtë asistime në 19 paraqitje në edicionin e kaluar, kurse në Olimpiadë, pati dy gola të realizuar e pesë asistime në gjashtë ndeshje.