Futboll

Muriqi shënon gol për pikën e madhe të Mallorcas

Vedat Muriqi

Vedat Muriqi po vazhdon me superformë.

Të dielën sulmuesi kosovar shënoi gol të bukur me goditje me kokë për barazimin 1:1 të Mallorcas me Atletico Madridin.

Mallorca ishte vendase në ndeshjen e xhiros së pestë të La Ligas.

Muriqi shënoi me goditje të fortë me kokë për 1:1, në minutën e 85-të.

Atletico ishte me një lojtar më pak nga minuta e 73-të, kurse avancoi në minutën e 79-të.
Conor Gallagher ishte realizator. Atletico humbi penallti në minutën e 14-të. Julian Alvarez dështoi nga pika e bardhë.

Muriqi tani i ka katër gola në katër paraqitjet e para në La Liga. Është starti më i mirë i tij në një edicion në Spanjë.


Nuk ndalet Muriqi, shënon tjetër gol

Vedat Muriqi nuk ka të ndalur. Ai ka katër gola në tri ndeshjet e fundit.

Të dielën shënoi për 1:1 në ndeshjen e Mallorcas ndaj Atletico Madridit.

Ndeshja po luhet ende. Muriqi shënoi me kokë në minutën e 85-të.