Mbrojtësi Lendrit Kamberi ka shënuar gol në derbin e zjarrtë të Zuerichut që u zhvillua të shtunën mbrëma në stadiumin “Letzigrund”, e që i ka takuar xhiros së dhjetë të Superligës së Zvicrës.
Zuerichu arriti ta fitojë kryendeshjen e kësaj fundjave në kampionatin zviceran 2:1, në udhëtim te Grasshopperi.
Golin për 1:0 e shënoi mbrojtësi Lindrit Kamberi. Për 25-vjeçarin ishte goli i parë në kampionatin aktual.
Te Zuerichu luajtën edhe Mirlind Kryeziu e Bledian Krasniqi, ndërsa kapiteni Amir Abrashi luajti deri në minutën e 61-të te Grasshopperi.
Zuerichu pas dhjetë ndeshjeve prin me 21 pikë, ndërsa Grasshopperi ka tetë pikë.
Zuerichu është 13 herë kampion i Zvicrës, ndërsa titullin e fundit e ka fituar në edicionin 2021/22.