Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, është një ndër kandidatët për ta fituar “Topin e Artë” për edicionin 2023/2024. Ylli i futbollit, Neymar, është shprehur se do ta përkrahë Viniciusin që ta fitoj “Topin e Artë” për herë të parë në karrierën e tij.
“Për Vinin, padyshim që ‘Topi i Artë’ është i tij. Unë e mbështes atë. Ai është një mik i madh që më ka dhënë futbolli. Jam i sigurt që do të kurorëzohet me ‘Topin e Artë’. Ai është i jashtëzakonshëm, pasi po e promovon flamurin e vendit tonë në mbarë botën. Jemi shumë të lumtur dhe e mbështesim”, u shpreh sulmuesi i Al-Hilalit.
Pos Viniciusit, pretendentë për “Topin e Artë” janë edhe futbollistë si Jude Bellingham, Toni Kroos e Kylian Mbappe.
“Topin e Artë” në vitin e kaluar e fitoi argjentinasi Lionel Messi.
23-vjeçari Vinicius me gjigantin spanjoll, Real Madrid ka fituar Ligën e Kampionëve, La Ligan dhe Superkupën e Spanjës.