Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s e ka dënuar me 54 mijë e 250 euro Cërvena Zvezdën për shkak të shkeljeve të shumta nga tifozët serbë në ndeshjen e fundit të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve kundër Young Boysit e luajtur në Bernë.
Ndeshjen e fitoi klubi zviceran Young Boys me rezultatin 1:0, ndërsa në në stadium është parë edhe flamuri i Serbisë mbi hartën e Kosovës, të cilin UEFA e konsideron të papranueshëm. Janë dëgjuar edhe thirrjet në kor “Serbia, Kosovo” në tribunën ku ishin të vendosur ultrasit e Cërvena Zvezdës të ashtuquajturve “Delije”.
Për sjellje raciste të tifozëve, UEFA ndau 20 mijë euro Cërvena Zvezdës, ndërsa ia ndaloi skuadrës serbe t’u shesë bileta tifozëve të saj në ndeshjen e parë në udhëtim në garat e UEFA-s. Me 6,750 euro e dënoi për ndeshjen e fishekzjarrëve, kurse me 27 mijë e 500 euro për transmetimin e një mesazhi të papërshtatshëm për një ngjarje sportive.
Për thirrjet kundër Kosovës dhe incidentet e tjera nëpër stadiume, UEFA ka gjobitur vazhdimisht Federatën e Futbollit të Serbisë dhe klubet serbe.
-
Skuadra polake gjobitet nga UEFA për banerin “Kosova është Serbi”
-
UEFA gjobit rëndë Zvezdën, pati thirrje anti-Kosovë
-
UEFA gjobit Lech Poznanin për banerin “Kosova është Serbi”
-
Për thirrjet anti-Kosovë dhe incidente të tjera, Serbia ka marrë mbi 2 milionë euro gjoba
-
UEFA refuzon ankesën e Federatës serbe për dënimin për fyerjet ndaj Kosovës