Vedat Muriqi u është drejtuar tifozëve të Mallorcas përmes një postimi në rrjetet sociale.
Muriqi shkëlqeu me plot 23 gola, por Mallorca nuk ia doli të sigurojë qëndrimin në La Liga.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi 32-vjeçar ka shkruar se fjalët janë të vështira.
“Sepse dhimbjen dhe trishtimin që ndieni, e ndiej edhe unë thellë në zemrën time. Jemi gëzuar së bashku, kemi vuajtur së bashku. Sa herë që dilja në fusha, ndieja përgjegjësinë për të mbrojtur këtë fanellë dhe të ndieja mbështetjen tuaj më jepte gjithnjë forcë”, ka shkruar kosovari.
Ai beson në ngritjen e Mallorcas.
“Sot jemi të trishtuar, të lënduar. Por kjo stemë do të kthehet në vendin e merituar. Sepse historia e Mallorcas nuk është shkruar kurrë me dorëzim. Faleminderit të gjithëve që ishin me ne në çdo hap të rrugëtimit”, ka shkruar Muriqi.
Ka gjasa që “Pirati” të largohet nga Mallorca pas rënies së klubit në kategorinë e dytë spanjolle.