Futboll

Muriqi s’njeh kundërshtar, i shënon edhe Bilbaos

Vedat Muriqi

Vedat Muriqi ka shënuar tjetër gol në kampionatin spanjoll.

Muriqi shënoi gol në ndeshjen që Mallorca po e zhvillon ndaj Athletic Bilbaos.

Sulmuesi i Kosovës e kaloi në epërsi Mallorcan në minutën e pestë. Tre minuta më pas, Unai Gomez, i barazoi shifrat për Bilbaon.

Për Muriqin është goli i 12-të këtë edicion në La Liga.

Muriqi s’ka të ndalur

50 min. më parë / 17 jan 2026 16:59
Vedat Muriqi

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, nuk ka të ndalur. Sulmuesi kosovar shënoi golin e dytë për Mallorcan në përballjen ndaj Athletic Bilbaos.

E ka shënuar edhe golin e 13-të këtë edicion, dhe të 47-tin në total në La Liga për Mallorcan.

Portieri Unai Simon e priti gjuajtjen e Muriqit fillimisht, por sulmuesi shtatlartë realizoi pas topit të kthyer, në minutën e 42-të.

Mallorca po udhëheq 2:1.

VIDEO:

Muriqi në histori të Mallorcas

1 o. më parë / 17 jan 2026 16:37
Vedat Muriqi - Real Mallorca

Vedat Muriqi është bërë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Mallorcas. 

Sulmuesi i Kosovës me golin e shënuar ndaj Athletic Bilbaos ka thyer rekordin e ish-sulmuesit të Venezuelës, Juan Arangos. Muriqi tashmë ka 46 gola të shënuar. Arango kishte 45. 

Golashënuesi më i mirë është legjenda Samuel Eto që i ka 54 gola.