Sunderlandi ka pësuar humbjen e gjashtë të sezonit të shtunën.
Në disfatën 3:1, në kuadër të xhiros së 23-të, mungoi kapiteni dhe lideri i skuadrës, Granit Xhaka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPa Xhakën në skuadër, Sunderlandi i pranoi tre gola në pjesën e parë, ndërsa e shënoi një në pjesën e dytë.
Xhaka mungoi shkaku i lëndimit për herë të parë në këtë edicion, pasi i kishte kompletuar të gjitha 22 ndeshjet tjera.
Sunderlandi mbetet me 33 pikë në mesin e tabelës, ndërsa West Hami tani i ka 20 pikë dhe po lufton për mbetje në elitë.