Skuadra e kategorisë së gjashtë të futbollit anglez, Macclesfield, e ka mposhtur të shtunën fituesin në fuqi të Kupës FA, Crystal Palacen, 2:1.
Kjo disfatë e Crystal Palacet është edhe njëra prej befasive më të mëdha në histori të garës më të vjetër të futbollit në botë.
Macclesfield që bën gara pesë kategori më poshtë se Crystal Palace e Premier Leagues angleze, kaloi në epërsi me kapitenin Paul Daëson në minutën e 43-të.
Isaac Buckley-Ricketts realizoi për 2:0 në minutën e 60-të.
Yeremy Pino shënoi për Crystal Palacen në minutën e 90-të, por nuk mjaftoi dhe skuadra e elitës angleze u eliminua.
Është hera e parë që nga sezoni 1908/09 që një skuadër amatore eliminon kampionin në fuqi të Kupës FA.
Macclesfield kaloi në raundin e katërt të Kupës FA. Kjo skuadër udhëhiqet nga John Rooney, që është vëllai i vogël i legjendës së futbollit anglez, Wayne Rooney.
VIDEO:
HISTORY IS MADE! 🤩
Sixth-tier side Macclesfield FC knock FA Cup holders Crystal Palace out of the competition! 😳
📺 @tntsports & @discoveryplusUK pic.twitter.com/dz0wIxT3qH