Futboll

Mourinho i pakënaqur me referimin në Turqi

Jose Mourinho

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho, ka shprehur pakënaqësitë e tij për ndarje të drejtësisë në Superligën e Turqisë.

Mourinho pati ankesa të shumta drejt arbitrit kryesorë, Oguzhan Çakir, i cili e ndau drejtësinë në fitoren e Fenerit të dielën ndaj Trabzonsporit me rezultatin 3:2.

Mourinho u ankua edhe për arbitrin që ishte në VAR, Atilla Karaoglan.

Portugezi Mourinho pretendoi se dy penalltitë që u akorduan për Trabzonsporin ishin të padrejta.

“Unë fajësoj drejtuesit e Fenerbahçes që më sollën këtu. Nuk ma thanë të gjithë të vërtetën se çka ndodh në futbollin turk. Më thanë vetëm gjysmën e së vërtetës. Atilla Karaoglan ishte vigjilent për t’i dhënë dy penallti për kundërshtarin. Kur ishte një penallti e pastër për ne, ai nuk e dha atë. Njeriu i ndeshjes ishte Atilla Karaoglan”, ka thënë Mourinho, shkruan të hënën “BBC”.