Futboll

Mostovoy e sheh Dakun në Moskë

Mirlind Daku

Ish-futbollisti i njohur i Përfaqësueses së Rusisë, Alexander Mostovoy, iu përgjigj  pyetjes se ku mund ta vazhdojë karrierën sulmuesi i Rubin Kazanit, Mirlind Daku. 

Sipas Mostovoyt, Daku do t’u përshtatej të gjitha klubeve kryesore në Moskë. 

“Daku do të jetë padyshim një objektiv transferimi për shumë ekipe në Rusi. Ai mund të jetë lehtësisht i dobishëm për CSKA-në, Spartakun, Dynamon dhe Lokomotivën”, ka thënë 56-vjeçari Mostovoy, shkruajnë të hënën mediumet ruse. 

Reprezentuesi i Shqipërisë, Daku, është sulmuesi kryesor i Rubin Kazanit. 

Për Dakun ka pasur oferta edhe nga skuadrat e Serie A. 27-vjeçari me Rubinin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. 

Në 26 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion ka shënuar 11 gola dhe ka bërë tetë asistime.