Futboll

Monaco ndal serinë e fitoreve të Galatasarayt në Champions

Monaco

Pas tri fitoreve rresht në Ligën e Kampionëve, Galatasaray, ka pësuar disfatë të martën nga Monaco me rezultat 1:0.

Kjo ndeshje u zhvillua në Monaco dhe i takoi xhiros së gjashtë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Monaco fitoi ndeshjen me gol të shënuar në minutën e 68-të nga Folarin Balogun.
Denis Zakaria në minutën e 51-të humbi penallti.
Monaco e Galatasaray kanë nga nëntë pikë.

Ndërkohë, Tottenhami me autogolin e David Zimas në minutën e 26-të dhe golat e Mohammed Kudus në minutën e 50-të dhe Xavi Simonsit në minutën e 79-të mposhti Slavia Pragën me rezultat 3:0. Yë dy lojtarët ishin të saktë nga pika e bardhë.

Tottenhami ka 11 pikë në vendin e tetë, kurse Slavia Praga mbeti në vendin e 32-të me tri pikë.
Fitore të martën shënoi edhe Marseille. Ekipi francez mposhti Royale Unionin me rezultat 3:2.
Marseille fitoi me dy golat e Mason Greenwoodit dhe një goli të realizuar nga Igor Paixao.
Për Royale Unionin dy golat i shënoi Anan Khalaili.