Yje të futbollit shqiptarë, por edhe figura të ndryshme publike, do të luajnë më 11 qershor nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në njërën anë do të jetë ekipi i Milot Rashicës me shokë dhe në anën tjetër ekipi i Fisnik Asllanit.
Rashica ka qenë prej lojtarëve kryesorë të Kosovës në fillim të ndërtimit të përfaqësueses.
Asllani aktualisht është prej lojtarëve kyç te “Dardanët”.
Kjo ndeshje revyale është një prej shumë aktiviteteve me të cilat do të shënohet Dita e
Çlirimit të Prishtinës.
Ndeshjen e organizon Komuna e Prishtinës, ndërsa hyrja do të jetë falas për shikues.