Milani e Interi janë përballur të mërkurën në ndeshje përgatitore. Ndeshja e dy gjigantëve italianë të futbollit u zhvillua në Perth të Australisë. Përfundoi 1:1.
Interi kaloi në epërsi me golin e Federico Dimarcos në minutën e 53-të. Për 1:1 shënoi Christopher Nkunku në minutën e 84-t. Ai realizoi nga penalltia.
Ardon Jashari luajti prej minutës së 63-të për Milanin.
Trajnerët e të dy skuadrave e shfrytëzuan miqësoren për testime para kampionatit të ri.
Po të mërkurën miqësore luajti edhe Manchester City, që fitoi 3:1 ndaj yjeve të K-Leagues të Koresë së Jugut. Ndeshja u luajt në Seul.