Skuadra e Lecces është duke i zhvilluar stërvitjet në Bressanone të Italisë.
Lecce ka filluar përgatitjet për edicionin e ardhshëm në Serie A.
Në edicionin e kaluar, Lecce vetëm në xhiron e fundit e siguroi mbijetesën.
Pjesë të Lecces janë dy mesfushorët e Kombëtares së Shqipërisë, Medon Berisha dhe Ylber Ramadani.
Berisha të martën në një intervistë për “Sky Sport”, ka treguar se si po shkojnë stërvitjet.
Edhe
Berisha: Lecce është shtëpia ime e dytë
“Po ndërtojmë një ekip të shkëlqyer. Kemi punuar jashtëzakonisht shumë me trajnerin Di Francesco, që nga fillimi. Seancat e dyfishta stërvitore nuk ndalen kurrë. Ai është një trajner që kërkon shumë dhe cilësi, dhe unë po mësoj shumë prej tij, madje edhe për sa i përket lëvizjes”, ka thënë Berisha.
21-vjeçari gjatë edicionit 2024/25 në Serie A u paraqit në 17 ndeshje dhe bëri një asistim. Ai pjesë e skuadrës së parë të Lecces është nga viti 2022. Kontrata i përfundon në vitin 2028.