Futboll

Berisha dhe Ramadani nuk pritet të largohen nga Lecce

Ylber Ramadani

Medon Berisha dhe Ylber Ramadani nuk pritet të largohen nga skuadra e Lecces, shkruan mediumi i afërt me klubin italian “Paineta Lecce” të hënën. 

Trajner i Lecces, Eusebio Di Francesco, të dy mesfushorët e Kombëtares së Shqipërisë i ka në plan për edicionin e ardhshëm në Serie A. 

Për Ramadanin në fund të muajit të kaluar u interesua Al Aini, skuadër nga Arabia Saudite. Por megjithatë ky interesim tashmë është zbehur. Edhe vetë Ramadani nuk po e mendon më largimin. 

21-vjeçari Berisha me Leccen ka kontratë deri në vitin 2028, ndërsa Ramadani 29-vjeçar deri në qershor të vitit të ardhshëm.