Ka përfunduar pa fitues derbi më i madh i Bundesligës ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Bayern Muenchenit.
Të shtunën në mbrëmje, Dortmundi në shtëpi barazoi 1:1 me Bayernin në kuadër të javës së 12-të të elitës së futbollit gjerman.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendësit kaluan të parët në epërsi me golin që e realizoi Jamie Gittens në minutën e 27-të.
Jamal Musiala në minutën e 85-të me asistimin e Michael Olises i barazoi shifrat për Bayernin.
Arijon Ibrahimoviqi ishte në bankën rezervë te skuadra e drejtuar nga trajneri, Vincent Kompany.
Bayerni mbetet lider me 29 pikë. Dortmundi ka 20 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës.