Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mbrojtësi i Comos suspendohet për dhjetë ndeshje

Marco Curto

Mbrojtësi italian, Marco Curto, është suspenduar për dhjetë ndeshje për abuzim racor ndaj sulmuesit Hwang Hee-Chan gjatë një ndeshje miqësore të zhvilluar në mes të Comos dhe Wolverhamptonit, më 15 korrik.

Curto e kishte quajtur sulmuesin nga Koreja e Jugut, Hwang, ‘Jackie Chan’.

“Lojtari Marco Curto është suspenduar për 10 ndeshje për sjellje diskriminuese”, ka thënë një zëdhënës i FIFA-s.

25-vjeçari Curto më 23 korrik u huazua për një vit nga Como te skuadra e Cesenas  që garon në kategorinë e dytë të futbollit italian.

Artikuj të ngjashëm