Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Malisheva vazhdon me fitore, mposht Gjilanin

KF Malisheva

Pas fitores ndaj Dukagjinit javën e kaluar, Malisheva e ka mposhtur edhe Gjilanin. Të dielën në kuadër të xhiros së gjashtë, Malisheva e mposhti Gjilanin me rezultatin 2:1. Për 1:0 realizoi Vesel Limaj nga penalltia. Mysafirët shifrat në 1:1 i barazuan në minutën e 44-të me golin e Edi Bashës.

Laurent Xhylani e shënoi golin e fitores për Malishevën në minutën e 52-të. Gjilani në gjashtë ndeshje të zhvilluara ka tri humbje, dy barazime dhe një fitore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Malisheva ka katër fitore, një humbje dhe një barazim.


Malisheva rikthehet në epërsi

Nëpërmjet Laurent Xhylanit, Malisheva ka kaluar sërish në epërsi ndaj Gjilanit. Goli u realizua në minutën e 52-të.


Mbyllet baras pjesa e parë në Malishevë

Ka përfunduar baras pjesa e parë e ndeshjes Malisheva – Gjilani. Kjo ndeshje po luhet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

Skuadra e Malishevës kaloi e para në epërsi me golin e Vesel Limajt.

Ai shënoi nga penalltia në minutë ne 21-të, kurse Edi Basha barazoi rezultatin në minutën e 44-t.