Vikinguri i Islandës d otë jetë kundërshtari i parë i Malishevës në Ligën e Konferencës. Shorti për raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës u tërhoq të martën në Nyon të Zvicrës.
Malisheva ishte në grupin e pestë. Ishte në vazon e ekipeve jo bartëse.
Malisheva e mbylli në vendin e tretë edicionin 2024/2025 në Superligën e Kosovës në futboll.
Për Malishevën është hera e dytë rresht që paraqitet në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Edicionin e kaluar ishte ndalur në raundin e parë nga Buduçnosti i Podgoricës.