Malisheva ka shkruar histori për të keq të enjten mbrëma. Malisheva ka pësuar 8:0 nga Vikinguri në Reykjavik të Islandës.

Pos humbja bindshëm më e thellë e mbrëmjes në garat evropiane, është edhe humbja më e thellë e skuadrave kosovare në gara kontinentale.

Ishte ndeshja e kthimit e raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ndeshja në Prishtinë kishte përfunduar 1:0 në të mirë të Vikingurit, ndërsa malishevasit kishin shpresë për përmbysje të rezultatit në ndeshjen e dytë. Kjo megjithatë nuk ishte as afër.

Malishevasit kanë pësuar plot tetë gola për humbje turpëruese. 

Në Islandën e largët përfundoi udhëtimi evropian i Malishevës për këtë edicion.

Radha për Thorkelsson, Malisheva po pëson 8:0

2 o. më parë / 17 kor 2025 22:30
Malisheva - Vikingu

Malisheva po mposhtet 8:0 nga Vikinguri.

Golin e tetë e realizoi Thorkelsson në minutën e 82-të.

Vikinguri shtatë, Malisheva zero

2 o. më parë / 17 kor 2025 22:20
Malisheva-Vikingur

Nuk ndalen golat në Reykjavik, përkatësisht në portën e Malishevës.

Për 7:0 në të mirë të Vikingurit shënoi Jonasson nga penalltia në minutën e 72-të. Agon Xhaka u ndëshkua me të kuq për lojë me dorë.

Malisheva e pëson edhe golin e gjashtë

2 o. më parë / 17 kor 2025 22:17
Malisheva

Malisheva vazhdon të pësojë gola në Reykjavik.

Tashmë po pëson 6:0. Golin e gashtë për Vikingurin islandez e realizoi Ingimundarson në minutën e 68-të.

Malisheva po turpërohet, 5:0

2 o. më parë / 17 kor 2025 21:33
vikingur

Malisheva po pëson shumë thellë nga Vikinguri në Reykjavik.

Tashmë rezultati është 5:0 për islandezët. Ende nuk ka përfunduar pjesa e parë. Hafsteinson shënoi golin në minutën e 42-të.

Malisheva po “shkatërrohet” në Islandë, 4:0

3 o. më parë / 17 kor 2025 21:27
Vikingur

Malisheva po pëson 4:0 nga Vikinguri në Islandë.

Hansen ka kompletuar “hat-trickun” në minutën e 36-të.

Malisheva po mposhtet thellë në Islandë

3 o. më parë / 17 kor 2025 21:20
Malisheva

Malisheva tashmë po pëson 3:0 nga Vikinguri në Reykjavik të Islandës.

Golin e tretë e shënoi Oliver Ekroth në minutën e 29-të. Më shumë ishte ndërhyrje e dobët e portierit Ilir Avdyli pas një gjuajtje të zbehtë të Ekrothit.

Malisheva pëson edhe golin e dytë

3 o. më parë / 17 kor 2025 21:12
Malisheva

Malisheva po pëson 2:0 nga Vikinguri islandez. Sërish realizoi shtatlarti Nikolaj Hansen, në minutën e 21-të.

Malisheva e pëson golin e parë

3 o. më parë / 17 kor 2025 21:06
Vikingur

Malisheva e ka pësuar golin e parë në përballje me Vikingurin e Islandës. Malisheva po e luan në Reykjavik ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ndeshjen e parë të luajtur në Prishtinë e humbi 1:0.

Nikolaj Hansen shënoi për 1:0 në të mirë të Vikingurit në minutën e 11-të.

Formacioni i Malishevës ndaj Vikingurit

4 o. më parë / 17 kor 2025 20:03
Malisheva

Malisheva ka publikuar formacionin për ndeshjen ndaj Vikingurit. Ndeshja nis në orën 20:45.