Futboll

Malisheva dhe lojtari i saj Zeka përfundojnë në disiplinore

Mevlan Zeka

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj klubit të futbollit Malisheva, lojtarit të saj Mevlan Zeka, zyrtarëve Pajtim Morina e Kastriot Kafexholli. Ndaj klubit Malisheva është iniciuar procedurë disiplinorë për dështim të organizmit të ndeshjes ndaj Prishtinës në fundjavë.

KG për rastin e sulmuesit Zeka ka shkruar se në minutën e 62-të ka goditur me kokë lojtarin kundërshtar. 

Për rastin e Kefexhollit ka shkruar se është dashur intervenimi i policisë për të ndalur kërcënimet dhe ofendimet ndaj gjyqtarëve të ndeshjes. Edhe Morina ka ofenduar gjyqtarët pas përfundimit të ndeshjes. 

KG ka iniciuar edhe disa procedura disiplinore.