Skuadra e Lyonit është jashtë zonës që siguron kupat evropiane në edicionin e ardhshëm.
Lyoni ka 54 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë të kampionatit francez, dy xhiro para fundit. Është katër pikë larg zonës “Champions”. Vetëm tri pozitat e para nga elita franceze dërgojnë në Ligën e Kampionëve.
Paris Saint-Germaini që tashmë e ka fituar titullin e kampionit në Francë, udhëheq me 78 pikë. Marseille ka 59 pikë në vendin e dytë. Një pikë më pak e ka Monaco në pozitën e tretë.
Me Monacon do të luajë Lyoni.
Derbi Monaco – Lyon zhvillohet të shtunën nga ora 21:00 dhe i takon javës së 33-të.
Lyoni synon fitore që t’i afrohet zonës “Champions”.
Në xhiron e fundit do të përcaktohet se kush do të luajë në kupat evropiane dhe kush do të mbetet “jashtë” Evropës.
Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje janë të shtunën prej orës 21:00. Në vendin e katërt është Nice me 57 pikë, sa i ka edhe Lille në vendin e pestë dhe Strasburgu në të gjashtin.
Gjasat që Lyoni t’i kalojë gjitha këto skuadra dhe të përfundoi i treti, nuk janë të mëdha.