Spanjolli Luis Alberto është prezantuar te skuadra elitare e Katarit, Al Duhail. Ai të hënën ka kryer me sukses kontrollimet mjekësore, ndërsa të martën ka nënshkruar kontratë me klubin nga Katari.
Luis Alberto së fundi ishte pjesë e skuadrës së Lazios, skuadër me të cilën kishte kontratë deri në vitin 2027. Raportohet se Lazio e shiti për rreth 11 milionë euro.
Karrierë ka bërë edhe te Deportivo La Coruna, Malaga, Liverpooli.