Drita e ka pësuar humbjen e dytë rresht në Ligën e Konferencës. Por kampionia e Kosovës në futboll ia doli që të avancojë nga faza e ligës në plejofin e fazës nokaut. Skuadra gjilanase tani do t’i ketë edhe dy ndeshje përmes të cilave mund të avancojë në një të tetën e finales.
Të enjten mbrëma Drita pësoi humbje të thellë, 3:0 nga Rayo Vallecano në Madrid. Me rezultatin 3:0 kishte pësuar edhe javën e kaluar në “Fadil Vokrri” nga skuadra holandeze, AZ Alkmaar.
Rayo Vallecano, që garon në La Liga, ishte favorite e madhe ndaj skuadrës kosovare. Dhe dominoi plotësisht për fitore bindëse.
Florian Lejeune shënoi për 1:0 në minutën e 33-të. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë e ndeshjes. Gerard Gumbau në minutën e 66-të shënoi për 2:0, pas një goditje indirekte në zonën e Dritës. Ndërkohë për 3:0 realizoi Alfonso Espino në minutën e 83-të.
Drita e përfundoi fazën e ligës në pozitën e 20-të me tetë pikë. Fitoret ndaj Shelbournet dhe Shkëndijës, si dhe barazimet me KuPS-in e Omonian, ia siguruan avancimin tutje skuadrës së Dritës.
Rayo përfundoi në vendin e katërt dhe kualifikohet direkt në një të tetën e finales.
Drita për herë të parë u paraqit në fazën e ligës në “Conference League”, që është niveli i tretë i garave kontinentale për klube. Faza e ligës e zëvendëson atë grupore. Dhe menjëherë Drita avancoi në fazën nokaut, që është sukses i madh për skuadrën kosovare.
Ndeshjet e plejofit të fazës nokaut zhvillohen më 19 dhe 26 shkurt të vitit të ardhshëm. Shorti do të tërhiqet më 16 janar. Në short, Drita do të jetë në mesin e skuadrave jobartëse.
Në fazën e ligës garuan 36 skuadra. Tetë të parat avancuan direkt në një të tetën e finales. Skuadrat prej vendit të nëntë e deri në vendin e 24-t, avancuan në plejof. Ndërkohë skuadrat prej vendit të 25-të e deri në vendin e 36-të eliminohen.
Drita po pëson 3:0 në Madrid
Drita është duke humbur 3:0 në Madrid nga Rayo Vallecano.
Pacha e shënoi golin e tretë në minutën e 83-të. Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 79-të.
Drita pëson golin e dytë nga pakujdesia
Në minutën e 64-t, qendërmbrojtësi Egzon Bejtullai ktheu prapa topin për portierin Laurit Behluli.
Behluli gabimisht e kapi topin me dorë dhe shkaktoi lojë të parregullt.
Nga goditja e dënimit më pas nga afërsia, i saktë ishte Gerard Gumbau.
Un gol para la historia. La cesión que marca GERARD GUMBAU #UECL pic.twitter.com/maxNnxZs3t
— Jonay Amaro (@AmaroJonay) December 18, 2025
Mbyllet pjesa e parë në “Estadio de Vallecas”
Pjesa e parë e ndeshjes Rayo Vallecano – Drita është mbyllur me epërsi të skuadrës spanjolle.
Florian Lejeune nga distanca e shënoi golin e vetëm në këtë ballafaqim, në minutën e 34-t.
Drita nuk e rrezikoi portën në 45 minutat e para të ndeshjes.
Drita pëson golin e parë
Drita e ka pësuar golin e parë nga Rayo Vallecano.
Florian Lejeune shënoi me gjuajtje të fuqishme nga distanca për 1:0, në portën e portierit Laurit Behluli.
Lejeune shënoi në minutën e 34-t.
Formacioni i Dritës për ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos
Drita do të luajë me formacion 4-4-2 në duelin e xhiros së gjashtë të fazës së ligës në “Conference League”.
Është ndeshja e fundit e fazës së parë të kësaj gare, ndërsa luhet në “Estadio de Vallecas” ndaj Rayo Vallecanos.
Formacioni i Dritës:
Laurit Behluli, Besnik Krasniqi, Egzon Bejtullai, Jorgo Pëllumbi, Raddy Ovouka, Almir Ajzeraj, Albert Dabiqaj, Ilir Mustafa, Blerton Sheji, Blerim Krasniqi, Arb Manaj.
Drita pas pesë ndeshjeve ka grumbulluar tetë pikë dhe zë vendin e 19-të, me dy fitore, dy barazime e një humbje.
Rayo Vallecano që ka dy pikë më shumë, renditet e shtata, me tri fitore, një barazim e një disfatë.
Nga ora 21:00 luan edhe Shkëndija e Tetovës në udhëtim tek AEK Larnaca e Qipros.
Shkëndija është e 21-ta në renditje me shtatë pikë. 24 vendet e para e sigurojnë fazën tjetër të Ligës së Konferencës.
Tetë ekipet që përfundojnë të parat kualifikohen direkt në një të tetën e finales.
