Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrishtina e Re barazon rezultatin
Astrit Berisha i Prishtinës së Re ka shënuar gol në minutnë e 73-të ndaj Prishtinës dhe e ka barazuar rezultatin në “Fadil Vokrri”.
Tani shifrat janë 1:1.
Berisha u shkëput lartë në zonë dhe shënoi me kokë.
Prishtina në pushim me epërsi pas golit të Ilievskit
Për Prishtinën shënoi Mario Ilievski në minutën e 37-të.
Dhe me golin e sulmuesit nga Maqedonia e Veriut, Prishtina ka shkuar në pushim me rezultatin 1:0 në ndeshjen ndaj Prishtinës së Re.
Në “Liman Gegaj” baras pas pjesës së parë
Malisheva dhe Ferizaj kanë luajtur baras pas pjesës së parë në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”.
Për Malishevën shënoi Mevlan Zeka në minutën e 12-të, ndërsa Ade Aguns i barazoi shifrat në minutën e 35-të.
Të dyja golat u shënuan nga penalltia, të cilat u dhanë pas rishikimeve të situatave në VAR nga gjyqtari Mervan Bejtullahu.
Drenica në epërsi ndaj Gjilanit pas pjesës së parë
Drenica e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 1:0 në udhëtim te Gjilani.
Golin e shënoi Kreshnik Uka nga penalltia në minutën e 22-të.
Prishtina në epërsi ndaj Prishtinës së Re
Prishtina ka kaluar në minutën e 37-të në epërsi ndaj Prishtinës së Re, në ndeshjen e xhiros së 24-t të Superligës së Kosovës në futboll.
Mario Ilievski e shënoi golin e epërsisë 1:0.
Goli u pranua pas rishikimit të situatës në VAR nga gjyqtari Egzon Dakaj.
Ilievski u asistua nga Blend Baftiu, që përfitoi pas gabimit të një futbollisti kundërshtar.
Ndeshja po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Tjetër gol nga penalltia në “Liman Gegaj”
Tjetër penallti është dhënë pas rishikimit të situatës në VAR nga gjyqtari Mervan Bejtullahu.
Dhe tjetër gol është shënuar nga pika e bardhë në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Tani për 1:1 në minutën e 35-të për Ferizajn shënoi pikërisht Ado Aguns, i cili e shkaktoi penalltinë në golin e Malishevës.
Drenica po e befason Gjilanin
Drenica është duke e befasuar Gjilanin në duelin e xhiros së 24-t të Superligës së Kosovës në futboll, që po luhet në terrenin me bar sintetik në Gjilan.
Kreshnik Uka realizoi nga penalltia në minutën e 22-të.
Ndërhyrja e Sabit Bilalit në zonë në Igball Jasharin e Drenicës, u konfirmua me VAR nga gjyqtari Alban Shala që sinjalizoi në penallti.
Uka ishte i pagabueshëm më pas për 1:0.
Malisheva në epërsi ndaj Ferizajt
Malisheva ka kaluar në epërsi ndaj Ferizajt në ndeshjen e xhiros së 24-t të Superligës së Kosovës në futboll.
Mevlan Zeka realizoi nga penalltia në minutën e 12-të.
Penalltia u fitua pas rishikimit të situatës në VAR.
Gjyqtari Mervan Bejtullahu pa prekje me dorë të Ade Ogunsit në zonë dhe sinjalizoi në pikën e barhdë.
I pagabueshëm ishte Zeka për 1:0.