Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ballkanit i mjaftojnë golat e pjesës së parë

12 min. më parë / 4 mar 2026 14:58
Ballkani

Dy golat e realizuar në pjesën e parë ishin vendimtar për kalimin e Ballkanit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. 

Ballkani mposhti 2:1 Gjilanin të mërkurën në çerekfinale të Kupës.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Bleart Tolaj në minutën e 13-të dhe Geralb Smajli në minutën e 40-të shënuan golat për suharekasit.

Për Gjilanin shënoi sulmuesi Senad Jaroviq. Ai shënoi me kokë në minutën e 71-të për rezultatin përfundimtar, 2:1.

Ballkani është në garë edhe për titull të kampionit.

Gjysmëfinalet luhen me sistem vajtje-ardhje.

Janë kualifikuar edhe Ferizaj e Dukagjini. Nesër luhet ndeshja Llapi - Malisheva. 

Ferizaj vazhdon garën për Kupë

18 min. më parë / 4 mar 2026 14:52
Ferizaj

Ferizaj e ka fituar 2:0 ndeshjen kundër Vushtrrisë në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës në futboll.

Me fitoren në shtëpi, Ferizaj siguroi kalimin në gjysmëfinale të Kupës.

Portieri i Vushtrrisë, Marly Prince Heritier Koubassanath, ia mundësoi Ferizajt epërsinë 1:0. Ai shënoi autogol në tentim për të kapur topin.

Golin për 2:0 e shënoi Erion Sadriu. Ai ishte i saktë nga penalltia në minutën e 75-të.

Dukagjini pa vështirësi kalon në gjysmëfinale

23 min. më parë / 4 mar 2026 14:47
Dukagjini

Dukagjini i Klinës ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen ndaj Feronikelit 74 në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Me fitoren 3:0 të mërkurën në Klinë, Dukagjini, siguroi kalimin në gjysmëfinale të Kupës.

Dient Isufi në minutën e 17-të, Altin Mërlaku në minutën e 39-të dhe Mërgim Pefqeli në minutën e  72-të shënuan golat për klinasit.

Gjysmëfinalet luhen me dy ndeshje.

Dukagjini drejt gjysmëfinales

29 min. më parë / 4 mar 2026 14:41
Mërgim Pefqeli

Dukagjini ka shënuar edhe golin e tretë në ndeshjen kundër Feronikelit 74.

Golin për 3:0 e shënoi Mërgim Pefqeli.

Ferizaj shënon edhe golin e dytë

32 min. më parë / 4 mar 2026 14:38
Klubi Ferizaj

Ferizaj ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen ndaj Vushtrrisë. Golin për 2:0 nga penalltia e shënoi Erion Sadriu.

Gjilani ngushton epërsinë

38 min. më parë / 4 mar 2026 14:32
Senad Jaroviq

Sulmuesi Senad Jaroviq ka shënuar gol për Gjilanin në ndeshjen kundër Ballkanit. Ai shënoi me kokë në minutën e 71-të.

Rezultati aktualisht është 2:1 në të mirë të Ballkanit.

Autogol i çuditshëm nga portieri i Vushtrrisë

1 o. më parë / 4 mar 2026 13:56
vushtrri

Portieri i Vushtrrisë, Marly Prince Heritier Koubassanath, ia mundësoi Ferizajt epërsinë 1:0 në ndeshjen çerekfinale të Kupës në futboll.

Ai shënoi autogol në tentim për të kapur topin pas goditjes nga këndi të lojtarit vendës. 

Autogoli u realizua në fund të pjesës së parë.

Dukagjini po fiton 2:0 pas pjesës së parë

1 o. më parë / 4 mar 2026 13:51
Dukagjini

Dukagjini i Klinës është duke fituar me rezultat 2:0 në pjesën e parë të ndeshjes kundër Feronikelit 74.

Ndeshja po luhet në Klinë dhe i takon çerekfinales së Kupës së Kosovës në futboll.

Dient Isufi në minutën e 17-të dhe Altin Mërlaku në minutën e 39-të shënuan golat për klinasit.

Ballkani me epërsi të lartë ndaj Gjilanit

1 o. më parë / 4 mar 2026 13:49
ballkani

Ballkani e ka mbyllur me rezultat 2:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër Gjilanit.

Ndeshja çerekfinale e Kupës së Kupës në futboll po luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Bleart Tolaj në minutën e 13-të dhe Geralb Smajli në minutën e 40-të shënuan golat për suharekasit.

Gjilani në fund të pjesës së parë qëlloi shtyllën.