Baras pas pjesës së parë mes Kosovës dhe Austrisë
Kosova dhe Austria e kanë mbyllur baras 1:1 pjesën e parë.
Ndeshja që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë është e para e raundit të parë kualifikues të plejofit për Botërorin 2027 në Brazil.
Erëleta Memeti e kaloi Kosovën në epërsi, para se Louise Schoffel ta baraspeshonte rezultatin.
Austria barazon rezultatin
Austria e ka barazuar rezultatin në duelin ndaj Kosovës.
Në minutën e 37-të shënoi mesfushorja e Austria Vjenës, Louise Schoffel.
Kosova në epërsi ndaj Austrisë
Erëleta Memeti e ka kaluar Kosovën në epërsi ndaj Austrisë, 1:0.
Sulmuesja e Eintracht Frankfurtit në Bundesligën gjermane shënoi në minutën e 14-të.
Ndeshja që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë është e para e raundit të parë kualifikues të plejofit për Botërorin 2027 në Brazil.