Drita barazon në Lituani
Drita ka barazuar 1:1 me skuadrën nga Lituania, Kaunas Zhalgiris, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Amine Benchaib e realizoi golin e epërsisë për Kaunas Zhalgirisin në minutën e 24-t.
Drita arriti ta barazoj rezultatin në 1:1 në minutën e 82-të me golin që e realizoi Blerim Krasniqi.
Drita ndeshjen kthyese ndaj Kaunas Zhalgirisit e luan më 14 korrik në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Drita barazon rezultatin
Drita ka barazuar rezultatin ndaj Kaunas Zhalgirisit.
Për 1:1 shënoi Blerim Krasniqi në minutën e 82-të.
Drita në disavantazh pas pjesës së parë
Drita është duke u mposhtur 1:0 pas pjesës së parë nga Kaunas Zhalgirisi.
Amine Benchaib realizoi gol në minutën e 24-t për epërsinë e skuadrës nga Lituania.
Ndeshja është e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Kaunas Zhalgirisi në epërsi ndaj Dritës
Kampionia e Kosovës, Drita, ka pranuar gol nga Kaunas Zhalgirisi.
Golin e epërsisë për skuadrën nga Lituania e realizoi Amine Benchaib në minutën e 24-t.
Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Goli
FK Kauno Zalgiris [1]-0 Drita - Amine Benchaib 25'
by u/chanashan in soccer
Drita publikon formacionin zyrtar
Kampionia e Kosovës, Drita, ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj skuadrës së Lituanisë, Kaunas Zhalgiris.
Drita nga ora 18:00 do të përballet në udhëtim me Kaunas Zhalgirisin, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Në portë është Faton Maloku. Në repartin defensivë janë Raddy Ovouka, Jorgo Pëllumbi, Altin Bytyqi dhe Besnik Krasniqi.
Mesfusha përbëhet me Blerton Shejin, Vesel Limajn dhe Albert Dabiqajn.
Në sulm janë Kristal Abazaj, Igball Jashari dhe Blerim Krasniqi.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në “Fadil Vokrri”.