Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFT: Ramiz Sadiku 0:2 Feronikeli
*Vushtrria (kampione) dhe Feronikeli hyn direkt në Superligë. Liria e Dinamo do të luajnë për finalen e barazhit kundër vendit të tetë të Superligës.
Vushtrria kthehet në Superligë pas gjashtë vjetësh
Vushtrria është kthyer në elitën e futbollit të Kosovës direkt, pas fitores së madhe ndaj rivalit direkt për Superligë, Vëllaznimit.
Me rikthim të rezultatit të shtunën në stadiumin me terren sintetik në Gjakovë, Vushtrria fitoi 3:1 ndaj Vëllaznimit. Skuadra gjakovare me këtë disfatë, e humb mundësinë edhe për ta kërkuar Superligën nëpërmjet barazhit.
Vushtrria e fitoi kampionatin me 75 pikë, dhe e la prapa Feronikelin 74 me 74 pikë.
Vëllaznimi edhe në edicionin tjetër do të bëj gara në kategorinë e dytë të futbollit kosovar, pasi e përfundoi kampionatin me 70 pikë, një më pak se Liria e treta dhe Dinamo e pozitës së katërt. Liria e mposhti Dinamon 5:1. Vendi i tretë e i katërt e luajnë barazhin e Ligës së Parë, e më pas luhet ndeshja e barazhit për inkuadrim në Superligë, me skuadrën e vendit të tetë që përfundon në Superligë. Liria përfundoi mbi Dinamon pasi i ka dy fitore në ndeshjet e ndërsjella.
Vëllaznimi kaloi në epërsi me golin e Dardan Jasharit në minutën e 13-të.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Armend Dallku i barazoi shifrat në minutën e 51-të.
Urim Statovci e devijoi topin drejt portës, kurse atë nuk e largoi si duhet nga vija e portës Ardi Shala, dhe topi përfundoi në rrjetë për 1:1.
Për 2:1 nga penalltia në të mirë të Vushtrrisë shënoi Urim Statovci, në minutën e 77-të.
Gjyqtari Genc Nuza dha penallti pas rishikimit të situatës në VAR dhe pa prekje me dorë. I pagabueshëm ishte Statovci.
Për 3:1 shënoi edhe zëvendësuesi Erjon Krasniqi, në minutën e 81-të. Krasniqi e zëvendësoi Statovcin dhe e vendosi fitoren.
Vushtrria e mbylli ndeshjen me një futbollist më pak në fushë, pas përjashtimit me të kuq të futbollistit Lis Demiri, në minutën e katërt të kohës shtesë.
Vushtrria ra nga Superliga në edicionin 2020/21.
Më pas dështoi të kthehej në elitë nëpërmjet barazhit, pasi humbi nga Malisheva në edicionin 2021/22.
Në barazh për inkuadrim në Superligë, Vushtrria humbi edhe nga Llapi në edicionin 2024/25.
Liria e Dinamo do të luajnë edhe në barazh
Liria ka fituar thellë në udhëtim te Dinamo e Ferizajt. Skuadra e udhëhequr nga trajneri Ismet Munishi fitoi 5:1 në stadiumin e qytetit në Ferizaj dhe të pesë golat i realizoi në pjesën e parë.
Me fitore, e ka siguruar barazhin e Ligës së Parë, për inkuadrim në Superligë dhe do të luajë pikërisht ndaj Dinamos.
Liria me fitore doli në pozitën e tretë me 71 pikë pas 34 xhirove, sa kishte edhe Dinamo që përfundoi në pozitën e katërt. Liria i ka ndeshjet e ndërsjella më të suksesshme se Dinamo dhe për këtë arsye doli para.
Prapa Dinamos mbeti Vëllaznimi me 70 pikë, pas humbjes në shtëpi nga Vushtrria, në xhiron e fundit të kampionatit.
Golat në fitoren e Lirisë i shënuan dy Dijar Nikqi, dhe nga një Muhamed Useini, Albion Kurtaj e Vigan Ademi.
Dinamo nga minuta e 59-të mbeti pa mesfushorin Frederick Kesse, që u përjashtua me të kuq pasi e goditi në fytyrë kapitenin e Lirisë, Kurtajn, në tentim për ta larguar një top në vijën anësore.
Golin e vetëm për Dinamon e shënoi Enhar Cakolli, në minutën e 86-të.
Liria e Prizrenit nga elita e futbollit kosovar ra në edicionin 2023/24. Synon të kthehet pas dy vjetësh, ndërsa Dinamo nuk ka luajtur në Superligën e Kosovës.
Feronikeli 74 kthehet në Superligë
Feronikeli 74 është kthyer në elitën e futbollit kosovar.
Në xhiron e fundit, Feronikeli 74 të shtunën e mposhti në Prishtinë skuadrën e Ramiz Sadikut, 2:0.
Me fitore, Feronikeli 74 i udhëhequr nga trajneri Granit Begolli, ka grumbulluar 74 pikë.
Kreshnik Bahtiri në minutën e 20-të dhe Avni Selmani në minutën e 80-të i shënuan golat e fitores.
Feronikeli 74 ra nga Superliga në edicionin 2024/25, pasi përfundoi në vendin e fundit, përkatësisht të dhjetë, me 15 pikë.
Por, rikthehet pas një edicioni të kaluar në kategorinë e dytë të futbollit kosovar.
Tjetër gol nga Vushtrria
Vushtrria ka shënuar tjetër gol në minutën e 81-të dhe tani është duke udhëhequr 3:1 ndaj Vëllaznimit.
Erjon Krasniqi shënoi gol me gjuajtje të fuqishme. Krasniqi në lojë hyri si zëvendësues në vend të Urim Statovcit.
Shënon Dinamo e Ferizajt
Dinamo e Ferizajt ka shënuar gol ndaj Lirisë.
Kapiteni Enhar Cakolli në minutën e 86-të shënoi për 1:5, pas topit të kthyer nga penalltia e humbur e Sokol Kiqinës.
Vushtrria përmbys rezultatin, i afrohet Superligës
Vushtrria i është afruar Superligës së Kosovës në futboll pasi e ka përmbysur rezultatin ndaj Vëllaznimit në Gjakovë.
Gjyqtari Genc Nuza dha penallti pas rishikimit të situatës në VAR dhe pa prekje me dorë në zonë.
Urim Statovci ishte i saktë nga penalltia, në minutën e 77-të.
Feronikeli 74 shënon golin e dytë
Feronikeli 74 e ka shënuar golin e dytë ndaj Ramiz Sadikut.
Avni Selmani shënoi për 2:0 në minutën e 80-të.
Vushtrria barazon rezultatin
Vushtrria e ka barazuar rezultatin ndaj Vëllaznimit. Urim Statovci gjuajti në drejtim të portës, ndërsa Ardi Shala nuk arriti që ta largojë topin nga vija e portës. E preku atë, por topi përfundoi në rrjetë, në minutën e 51-të.
E pabesueshme, Dinamo – Liria 0:5
Liria e Prizrenit është duke e luajtur ndeshjen e sezonit deri tani. Liria e udhëhequr nga trajneri Ismet Munishi, e ka shënuar edhe golin e pestë ndaj Dinamos në udhëtim.
Golin për 5:0 e shënoi Vigan Ademi, në minutën e 35-të.
Liria po e shkatërron Dinamon
Liria e Prizrenit është duke fituar bindshëm pas 25 minutash lojë.
Në minutën e 25-të, Liria e shënoi edhe golin e katërt në udhëtim te Dinamo.
Dijar Nikqi shënoi tjetër gol.
Feronikeli 74 po fiton ndaj Ramiz Sadikut
Feronikeli 74 e ka shënuar golin për 1:0 ndaj Ramiz Sadikut, në ndeshjen që po luhet në Prishtinë.
Golin e shënoi Kreshnik Bahtiri në minutën e 20-të.
Vëllaznimi në epërsi ndaj Vushtrrisë
Vëllaznimi i Gjakovës ka kaluar në epërsi ndaj Vushtrrisë në ndeshjen e rëndësishme për inkuadrim në Superligë.
Skuadra gjakovare shënoi për 1:0 në minutën e 13-të.
Shënues ishte Dardan Jashari.
Liria e pandalshme, shënon tri gola për 10 minuta
Liria është e pandalshme në fillim të ndeshjes ndaj Dinamos së Ferizajt.
Albion Kurtaj, kapiteni i Lirisë, shënoi për 3:0 në minutën e 10-të.
Liria e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Dinamos.
Golin për 2:0 në minutën e nëntë e shënoi qendërmbrojtësi Muhamed Useini.
Liria ka kaluar në epërsi ndaj Dinamos së Ferizajt, në ndeshjen që po luhet stadiumin e qytetit në Ferizaj.
Golin për 1:0 e shënoi Dijar Nikqi.
Të dyja skuadrat e synojnë Superligën direkt, apo nëpërmjet barazhit.
Është xhiroja e 34-t, përkatësisht e fundit, në këtë edicion të kategorisë së dytë të futbollit kosovar.