Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Drita eliminohet nga Liga e Konferencës

Drita

Drita eliminohet nga Liga e Konferencës

1 muaj më parë / 27 gus 2026 21:44
Drita - Inter

Drita është eliminuar nga Liga e Konferencës dhe nuk ka arritur ta përsëritë suksesin e edicionit të kaluar. 

Drita u mposht në penallti nga Inter D’Escaldes të enjten mbrëma, në duelin kthyes të plejofit. 

Skuadra nga Andorra fitoi 4:2 pas ekzekutimit të penalltive pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën baras, 0:0. Ndeshja e parë në Prishtinë kishte përfunduar 2:2. 

Kristal Abazaj dhe Igball Jashari i humbën dy penalltitë e fundit. Shënuan Besnik Krasniqi dhe Raddy Ovouka por kjo nuk mjaftoi. Te vendësit, të saktë nga 11 metra ishin Lamine Diaby, Juan Camara, Maurizio Pochettino dhe Faysal Chouaib. Penalltinë e Borja Arellanos e priti Faton Maloku. Maloku kishte bërë edhe disa pritje tjera të mira gjatë ndeshjes, duke e mbajtur portën e paprekur gjatë kohës së rregullt dhe vazhdimeve nga 15 minuta. 

Drita pati paraqitje të mirë në edicionin e kaluar në Evropë dhe madje kaloi edhe në plejofin e fazës nokaut. 

Me tetë pikë ishte renditur e teta, ndërsa më pas ishte eliminuar nga Celje sllovene. 

Kampionia e Kosovës tani e kthen vëmendjen në Superligë, ku synon mbrojtjen e titulli

Mbyllen 120 minuta, Inter D’Escaldes – Drita në penallti

1 muaj më parë / 27 gus 2026 21:30
Inter - Drita

Pas 120 minutave lojë, ndeshja mes Inter D’Escaldesit dhe Dritës nuk ka dhuruar fitues. 
Vendësit qëlluan shtyllën dhe patën mundësi shënimi, por nuk realizuan. 

Rast të mirë për Dritën pati edhe Kristal Abazaj, megjithatë, edhe sulmuesi i gjilanasve nuk realizoi nga afërsia. 

Kështu, 11 metërshat do të jenë përcaktues se cila skuadër do ta vazhdojë ëndrrën evropiane.

Vazhdimet përcaktojnë fituesin

1 muaj më parë / 27 gus 2026 20:51
Drita

Vazhdimet dy herë nga 15 minuta do ta përcaktojnë fituesin e ndeshjes Inter D’Escaldes – Drita.

Nëse nuk do të ketë fitues as pas vazhdimeve, fituesi do të përcaktohet me penallti.

Koha e rregullt u mbyll 0:0.

Mbyllet pjesa e parë, Drita e fokusuar në mbrojtje

1 muaj më parë / 27 gus 2026 19:47
Drita - Inter

Pjesa e parë e ndeshjes Inter D’Escaldes – Drita, kthyese e plejofit të Ligës së Konferencës, është mbyllur baras, pa gola. 

Kampionia e Kosovës më shumë ishte e fokusuar në mbrojtje dhe nuk lejoi të rrezikohej, por as nuk ka rrezikuar shumë. 

Ndeshja e parë në Prishtinë u mbyll 2:2.

Kalojnë 20 minuta lojë në Andorrë

1 muaj më parë / 27 gus 2026 19:22
Inter - Drita

Kanë kaluar 20 minuta lojë në Andorrë në ndeshjen kthyese të plejofit të Ligës së Konferencës mes Inter D’Escaldesit dhe Dritës. 

Ende nuk është shënuar gol, ndërsa nuk ka pasur as raste të mira për shënim.

Ndeshja e parë në "Fadil Vokrri" në Prishtinë përfundoi 2:2. 

Drita me dy sulmues qendror ndaj Inter D’Escaldesit

1 muaj më parë / 27 gus 2026 18:38
Drita

Kampionia e Kosovës, Drita, do të luajë me dy sulmues qendror në duelin kthyes të plejofit të Ligës së Konferencës ndaj Inter D’Escaldesit. 

Ndeshja e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë javën e kaluar, u mbyll 2:2. 

Sulmit të Dritës së udhëhequr nga trajneri Ardian Nuhiu, do t’i prijnë Arb Manaj dhe Blerim Krasniqi. Kjo dyshe do të përkrahet nga Besnik Krasniqi dhe Ëiliam Baeten. 

Kemehlo Nguena dhe Albert Dabiqaj janë në mesfushë, ndërsa mbrojtja kompletohet me Raddy Ovoukan, Jorgo Pëllumbin, Altin Bytyqin dhe Hajdin Salihun. 

Në portë, i pazëvendësueshëm është Faton Maloku.