Shqipëria mposhtet nga Finlanda, e humb pozitën e parë
Kombëtarja e Shqipërisë është mposhtur në Helsinki nga Finlanda me rezultatin 2:1.
Edhe pse Shqipëria kaloi në epërsi që në minutën e katërt, Finlanda reagoi duke përmbysur rezultatin me dy gola dhe siguroi fitoren e dytë në Grupin C1 të Ligës së Kombeve, falë edhe një kartoni të hershëm të kuq të kuqezinjve.
Manaj i dha epërsinë kuqezinjve, por vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 22-të, Shqipëria mbeti me një futbollist më pak në fushë.
Direkt me karton të kuq u ndëshkua portieri Etrit Berisha për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër afër zonës së penalltisë.
Dhe menjëherë barazoi Finlanda me gol nga gjuajtja e lirë.
Walta shënoi për 1:1 duke shfrytëzuar edhe reagimin e dobët të portierit që zëvendësoi Berishën, Alen Sherri.
23-vjeçari Walta nga gjuajtja e lirë e realizoi edhe golin e fitores 2:1 në minutën e 71-të.
Finlanda me këtë fitore e zë vendin e parë me shtatë pikë. Shqipëria bie në pozitën e dytë me një pikë më pak.
Tjetër gol nga gjuajtja e lirë, Shqipëria në disavantazh
Shqipëria e ka pësuar golin e dytë nga Finlanda.
Nga gjuajtja e lirë për 2:1 në të mirë të Finlandës realizoi Leo Walta në minutën e 71-të.
Mbyllet baras pjesa e parë në Helsinki
Ka përfunduar baras 1:1 pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Finlandës dhe Shqipërisë.
Rey Manaj e kaloi në epërsi Shqipërinë në minutën e katërt.
“Kuqezinjtë” mbetën me një futbollist më pak në fushë në minutën e 22-të.
Direkt me karton të kuq u ndëshkua portieri Etrit Berisha për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër afër zonës së penalltisë.
Dhe menjëherë barazoi Finlanda me gol nga gjuajtja e lirë. Walta shënoi për 1:1 duke shfrytëzuar edhe reagimin e dobët të portierit që zëvendësoi Berishën, Alen Sherri.
Ndeshja i takon Grupit C1 të Ligës së Kombeve.
Shqipëria me një lojtar më pak, barazon Finlanda
Shqipëria ka mbetur me një futbollist më pak në fushë ndaj Finlandës.
Direkt me karton të kuq u ndëshkua portieri Etrit Berisha në minutën e 22-të për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër afër zonës së penalltisë.
VIDEO:
Etrit Berisha is shown the red card. 🟥pic.twitter.com/jMnBqKm5OQ
Dhe menjëherë barazoi Finlanda me gol nga gjuajtja e lirë. Walta shënoi për 1:1 duke shfrytëzuar edhe reagimin e dobët të portierit që zëvendësoi Berishën, Alen Sherri.
VIDEO:
🚨 Leo Walta from a free kick with a right footed shot to the bottom right corner.
🇫🇮 Finland 1-1 Albania 🇦🇱pic.twitter.com/ofbp11AQW5
Epërsi e hershme e Shqipërisë
Shqipëria ka kaluar në epërsi ndaj Finlandës.
Për 1:0 realizoi Rey Manaj në minutën e katërt.
VIDEO:
🚨 Rey Manaj header from the left side of the six yard box following a corner.
🇫🇮 Finland 0-1 Albania 🇦🇱
pic.twitter.com/xtyvZQmo3T
Formacionet zyrtare: Finlanda – Shqipëria
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Finlandë – Shqipëri, e vlefshme për grupin C1 të Ligës së Kombeve.
Shqipëria starton me Etrit Berishën në portë, ndërsa në mbrojtje luajnë Mario Mitaj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti e Elseid Hysaj.
Në mesfushë luan Kristjan Asllani, Ylber Ramadani e Stavro Pilo – një nga befasitë e vendosjes nga trajneri Ronald Maran pasi Pilo është mbrojtës i majtë.
Sulmi përbëhet nga Ernest Muçi, Rei Manaj e Arbër Hoxha.

Shqipëria pas dy ndeshjeve ka pikë të plota në grup. Finlanda i ka katër sosh.